Në Kuvendin e Kosovës ka eskaluar debati në mes të deputetit të PDK-së, Eman Rrahmani dhe nënkryetarit të Kuvendit Ardian Gola, shkruan Express.
Kjo pasi Gola i ka ndërhyrë deputetit Eman Rrahmani gjatë fjalës së tij.
Rrahmani ka kërkuar nga Gola që të mos ia ndërpret dhe të mos i ndërhyjë, duke thënë se është fakt i pamohueshëm që LVV dhe Lista Serbe janë duke munguar në sallë.
“Mungesa sot në prezencë për të diskutuar për cmimet, pë rjetën e qytetarëve, është mungesë edhe e LVV-së edhe e Listës Serbe. Shikoni pamjet.. mos ndërhyj, kur të flaës mos më ndërhyjë, mere fjalën”, ka thënë Rrahmani, duke e akuzuar LVV-në edhe për votimin e Sllavko Simiqit.
Pas kësaj Gola ia ka ndërprerë fjalën






