Asamblisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Selman Sokoli ka përdorur gjuhë fyese ndaj dy gazetarëve, Berat Buzhala dhe Lirim Mehmetaj.
Sokoli i është drejtuar Mehmetaj si “tellallin e batan haxhiut”, duke vazhduar të komentoj intervistën e Mehmetaj tek gazetari Buzhala ka thënë “ishin mbledhë me bunarin tu diskutu kush është patriot e kush tradhëtar”.
“Për tellallin e batan haxhiut, Lirim Mehmetajn: Kjo afër meje është mbesa e Ahmet Haxhisë, se ishe mbledhë me bunarin tu diskutu kush është patriot e kush tradhëtar.”- kka shkruar asamblesi i VV-së.
Ai tutje ka shkruar se Mehmetaj dhe Buzhala i bënin këto llafe në forma primitive dhe linçuese.
“Paramendo me buzhalën i bënte këto llafe në forma primitive, linçuese dhe mendësi batakësh, duke përgojuar këdo i dilte përpara.” – ka përfunduar Sokoli, asamblisti i VV-së në Prizren.