5.1 C
New York
Friday, November 29, 2024

Buy now

“Është vetëm për një natë”, Samiu habit me deklaratën për Adën, ndërhyn Bora Zemani

- Advertisement -

Në puntatën e djeshme në “Për’puthen”, është transmetuar takimi i Efit dhe Samiut

Takimi mes tyre ishte shumë i ngrohtë me fjalë të ëmbla dhe përqafime, por një koment i Samiut që bëri për Adën, nuk u pëlqye nga Efi dhe konkurrentët në studio.

“Ajo më tërheq seksualisht. Them sikur ta kem për një ose dy netë, jo për ta marrë në shtëpi”, u shpreh Samiu.

Ada sigurisht që nuk e priti mirë këtë gjë, duke u shprehur e ofenduar dhe duke thënë se ai i rri mbrapa si kalama.

“Është gjithë kohës mbrapa meje si kalama i vogël. Kemi edhe shumë story bashkë. Ai ëndërron shumë, por nuk ka shanse me mua. Mëso të shprehesh se është shumë e shëmtuar”, tha Ada.

Përveç Adës, reagoi gjithashtu edhe vetë moderatorja e programit, Bora Zemani e cila tha se këto komente ndaj një vajze janë shumë të shëmtuara.

Efi nga ana tjetër u shpreh që nuk i kishte pëlqyer kjo formë komunikimi nga Samiu dhe se kishte folur me të për këtë pjesë.

Pas kritikave që mori në studio, Samiu tha se e ka artikuluar keq dhe se mosnjohja e mirë e gjuhës shqipe nuk e lë të shprehet mirë.

Ai u shpreh që nuk ka dashur ta ofendojë Adën dhe i kërkon falje konkurrentes.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit