16.8 C
New York
Wednesday, September 10, 2025

Buy now

“Është vetëm një mashtrim për qytetarët” – Skepticizëm për faturimin e rrymës në veri

- Advertisement -

Nga muaji mars, në katër komunat veriore do të fillojë faturimi i energjisë elektrike.

E përgjegjësinë për konsumin e energjisë në veri e ka kompania serbe Elektrosever.

Mirëpo këtë proces po e quajnë mashtrim nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

“ Sa i përket Elektroseverit a është qiky i njëjti Elektrosever kur qeveritë e kaluara kanë dashtë me legalizua realisht këta kanë kundërshtuar, ashpër e kanë kundërshtuar tani Elektroseveri është kompani serbe që operon në Kosovë dhe nuk kanë bërë ndonjë zgjidhje qysh këta po e reklamojnë në opinionin e gjerë publik, por është vetëm një mashtrim për qytetarët sidomos për ata në pjesën veriore të Mitrovicës” , ka thënë deputetja Valentina Byqtyqi-Rexhepi.

E skeptik po shprehen edhe nga Partia Demokratike e Kosovës.

“Po shpresojmë do duhej të fillojë implementimi i marrëveshjes në tërësinë e tij në mënyrë që ne të kemi një sistem energjetik dhe të kontrolluar. Megjithatë deri tash sa dimë përveç orvatjes për regjistrimin e konsumatorëve dhe faturimin ende nuk kemi sinjale që ne duhet ta kontrollojmë dhe të shikojmë qendrën energjetike në Valaq,  pjesët e saj kanë filluar të implementohet, ndërsa të tjerat janë larg asaj që dëshirojmë” , ka thënë deputeti Ferat Shala.

Ndërsa nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës mirëpresin faturimin për qytetarët serbë, ndonëse thonë se ka qenë e nevojshme të bëhet më herët.

“Pavarësimi energjetik ju e dini kur ka ndodhur, pra ka vite, zbatimi ka qenë i nevojshëm më herët sa më shpejtë që ndodh pra zbatimi i ligjshmërisë edhe në çështjen e tregut energjetik në vend, duhet me ndodh edhe e mirëpres dhe përshëndes” , ka deklaruar i pari i kësaj partie, Ramush Haradinaj.

Fillimin e faturimit e shohin të rëndësishëm edhe nga partia në pushtet.

“ Ne e dimë se për një kohë të gjatë kemi pasur abuzim të konsumit të energjisë sa që në momentin e fillimit të faturimit pamë që edhe konsumi filloj që të merr përmasa të normalitetit në veri. Tash me shpërndarjen e faturave, regjistrimin e konsumatorëve po futet në kuadër të institucioneve, e gjithë struktura e popullatës gjithashtu të shpërndarjes së faturave që të ketë barazu dhe të paguhet ajo çka konsumohet”  , ka pohuar deputetja e Guxo, Jeta Statovci.

Që nga paslufta, banorët e komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës nuk kanë paguar për energjinë elektrike të cilën e kanë shpenzuar.

Sipas të dhënave zyrtare, nga viti 2010 deri në vitin 2022, për rrymën e shpenzuar në veri janë paguar gjithsej 237 milionë euro. /Tëvë1/

Të ngjashme

Të fundit