Gjatë qëndrimit në shtëpinë e “Big Brother VIP” historia e tij e dashurisë me Loredanën ka qenë në qendër të vëmendjes, por edhe pas përfundimit të reality show-t, marrëdhënia e tyre ka ngjallur interes të madh. Jozi vendosi që të sqaronte gjithçka ekskluzivisht në radio. Ai madje konfirmoi edhe lidhjen e re të dashurisë.

Teksa u ndalën gjatë intervistës tek “Big Brother VIP”, Ronaldo e pyeti në lidhje me Gjestin dhe Jozi u përgjigj duke thënë se nuk ka pasur fare kontakt me të dhe se një bashkëpunim mes tyre do të ishte i pamundur.

Pjesë nga biseda:

Ronaldo: Ke komunikuar me Gjestin?

Jozi: Kurrë.

Ronaldo: Kurrë pas “Big Brother”-it?

Jozi: Anjëherë, zero. 

Ronaldo: Keni rastisur ndokund?

Jozi: Jo. Asnjëherë. 

Ronaldo: Po nëse menaxheri yt ose i Gjestit thotë që ju të bëni një këngë të dy? Do ta bënit?

Jozi: Këngë të dy është e pamundur mendoj. 

Ronaldo: Pse? Ne jemi popull që dimë të falim…

Jozi: Patjetër që po, shumë ok për atë. E shoh diçka të pamundur. Nëse duam të themi gjëra kot po mund të themi por…

Ronaldo: Do të jesh i sinqertë në raport me publikun?

Jozi: Po. 

Ronaldo: Zero shanse për bashkëpunime. As një mesazh ose nuk keni rastisur ndonjëherë në korridoret e Top Channel?

Jozi: Anjëherë, nuk e di po si duket na i bëjnë këto oraret unë paradite ai pasdite.