26.1 C
New York
Saturday, September 13, 2025

Buy now

“Është super kandidat, punon shumë, në baza ditore ka komunikim me qytetarin”, Hamza për Arian Tahirin: Jam i bindur që e ka të qartë vizionin

- Advertisement -

Kryetari i Mitrovicës së Jugut, Bedri Hamza ka folur për kandidatin e partisë së tij për kryetar të kësaj komunë, Arian Tahirin.

Hamza në emisionin Pressing në T7 tha se Tahiri e ka të qartë vizionin e tij për kryetar të kësaj komunë.

Ai shton se Tahiri është një super kandidat, punon shumë dhe në baza ditore ka komunikim me qytetarin.

“Jam i bindur që do të fitoj Tahiri. Ai i ka të gjitha atributet që duhet me i pas një kandidat për kryetar komune. I ka kualifikimet e nevojshme profesionale, është doktor i shkencave të Ekonomisë. Ka përvojë edhe në sektorin privat dhe publik. Të gjitha këto punë që i pam, një pjesë të madhe të suksesit ia atribuojë edhe Tahirit, me gjithë ekipen, për shkak se unë realisht kom pas angazhime edhe në politikbërjen në nivel qëndror. 4 vjet është nënkryetar i komunës dhe e them me përgjegjësi se është një prind i mirë, bashkëshort i mirë, një doktor shkence me kualifikimet e nevojshme e përvojën e nevojshme, është në moshën e duhur, punon shumë, është cdo ditë në terren”, tha Hamza.

Të ngjashme

Të fundit