Jo rrllëherë në rrjetet sociale janë bërë virale video të momenteve të ndryshme ku Kiara ka shprehur pakënaqësi ndaj veshjeve të Luizit.
Ditën e sotme e ftuar në “Fun Club” ka qenë stilistja shqiptare, Miranda Dupi. Ajo është stilistja që kujdeset për veshjet e Luizit në BBVA, gjithashtu edhe mikeshë e Kiarës me të cilën ka pasur bashkëpunime.
Si ndihet Miaranda dhe çfarë mendimi ka rreth faktit që Kiara shpeshherë është shprehur negativisht për stilin e Luizit? Stilistja u shpreh se Kiara nuk është eksperte e kësaj fushe edhe pse është marrë me një emision mode.
Gjithashtu ajo shtoi se Luizi është ndër djemtë më të kuruar brenda shtëpisë. E nuk kishte si të mungonte edhe mbështetja e saj për artistin duke thënë që ai është fituesi.
“Kiara nuk është eksperte për të veshur meshkuj, por është marrë me modën. Unë falënderoj fansat e Luizit për fjalët e bukura dhe të sinqerta. Të veshë çfarë të dojë, veshja është karakter. Është djalë i rritur dhe i shkojnë gjërat shik dhe serioze. Unë them që edhe “Big Brother e ka të fituar, dhe ka përfunduar kjo gjë, nuk e di orën dhe datën. Është shumë i kompletuar. Luizi ka një ekip dhe shokë të saktë që bashkëpunojnë për të. Është i kompletuar si brenda dhe jashtë. Është një ndër më të kuruarit aty brenda”, përfundoi Miranda