11.3 C
New York
Friday, October 18, 2024

Buy now

“Është për të ardhur keq – do të duhej të dërgohej në Kushtetuese draft-statuti i Asociacionit”, Cramon për dështimin e Kosovës në KiE

- Advertisement -

“Duhej dërguar draft-statutin për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe në Gjykatën Kushtetuese, kjo nuk ndodhi, tash po i shohim pasojat dhe është për të ardhur keq”.

Kështu ka thënë në një intervistë për Kanal 10, raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian (PE), Viola von Cramon.

Megjithatë, ajo shpreson që anëtarësimi i Kosovës në KiE të jetë në rend ditë në seancën e ardhshme të Këshillit të Ministrave.

“Shpresoj që Këshilli dhe Komiteti i Ministrave ta vendosin në rend dite në seancën e tyre të ardhshme, dhe shpresoj shumë, që Qeveria e Kosovës para kësaj, ta dorëzojë draft – statutin e Asociacionit të Komunave me Shumicë serbe në Gjykatën Kushtetuese”, ka thënë Cramon.

Tutje, Cramon ka theksuar se Kosova kishte një “shans të madh” për t’u bërë anëtare e KiE-së, derisa ka shtuar se i vije keq që ka dështuar për t’u anëtarësuar në këtë organizatë.

“Këshilli i Evropës është një institucion i rëndësishëm dhe Kosova pati shanse reale. Shpresoj që ky të mos jetë shans i humbur përgjithmonë dhe uroj që kjo është vetëm një shtyrje e këtij vendimi”.

Ndryshe, arsyeja pse Kosova nuk hyri në agjendën e seancës së radhës së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës, ku do të votohej pro apo kundër anëtarësimit të Kosovës në këtë organizatë ndërkombëtare, ishte kushtëzimi që Gjermania dhe Franca dhe Italia i bënë Kosovës.

Këto tri shtete i kërkuan Kosovës hapa konkret në raport me Asociacionin – të paktën dërgimin e draft-statutit të këtij mekanizmi në Gjykatën Kushtetuese për shqyrtim, por Kosova refuzoi të bëjë një gjë të tillë.

Autoritetet kosovare argumentuan se Berlini e Parisi kanë ngatërruar dy procese të pavarura, pra procesin e dialogut dhe procesin e anëtarësimit në Këshillin e Evropës, sipas tyre ky kusht i ri “nuk përkon aspak me vlerat dhe parimet e Këshillit të Evropës”.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit