Australia është kualifikuar në mesin e kombëtareve që kanë arritur në 1/16-tën e finales në Kupën e Botës.
Kombëtarja australiane fitoi 1:0 ndaj Danimarkës në ndeshjen vendimtare të Grupit D.
Goli i minutës së 60-të nga Leckie ishte vendimtar për Australinë në këtë përballje.
Festa e kësaj fitoreje ishte shumë e madhe edhe në shtetin e Australisë, anise atje ora shënon 4 e mëngjesit.
Në rrjetet sociale janë publikuar pamje nga festa e “çmendur” në Australi ku shumë tifozë kanë ndezur fishekzjarre duke festuar.
Pamjet: