21.4 C
New York
Tuesday, November 5, 2024

Buy now

“Është në momentin e duhur” – Talat Xhaferi flet nga shtëpia pak orë para se të betohet si kryeministër

- Advertisement -

Talat Xhaferi do të bëhet kryeministri i parë shqiptar ndonjëherë në Maqedoninë e Veriut.

Klan Kosova ka realizuar një intervistë në shtëpinë e tij disa orë para betimit të tij si kryeministër.

Ai ka thënë se një ngjarje e tillë është në kohën dhe momentin e duhur.

“Mendoj që është në kohë dhe nuk është e vonuar pasi aspektet formale i përcakton formimin e qeverisë. Përcakton që 100 ditë para ditës së zgjedhjeve duhet të ketë qeveri teknike, kalimtare. Besoj që është në kohën e duhur, në momentin e duhur”, tha ai në Klan Kosova.

“Në kontekst politik janë çështje që mund të themi edhe të vonuara, por edhe në kohë. Aspekti i kohës nuk ngërthehet me orë e me ditë por temë e proceseve që i paraprijnë. Mendoj se nuk është e vonuar, por nëse e shohim në kontekstin e të kaluarës mbase mund të jetë. Dikur ka qenë tabu, e sot është realitet që të ketë kryeministër shqiptar”, deklaroi Xhaferi.

Ai tregoi detaje edhe nga historia, sfidat që ka pasur, kohën e luftës në vitin 2001 e deri te vendosja e emrave të fëmijëve të tij.

“Unë kam dy fëmijë, djalin dhe vajzën. Djali ka lindur në Leskoc, vajza në Gostivar. Edhe këtu dhe atje ishte çështja e ndalesës së emrave shqip dhe ajo përvojë nuk është vetëm e imja, por në përgjithësi. Edhe këtu dhe atje ishte lista paraprake e emrave që lejohej të përdoreshin nga shërbimet civile. Prej asaj liste duheshe me zgjedh një emër”, ka treguar Xhaferi.

“Unë e them emrin e djalit Barlet, merr ta shkruajë, dhe unë i them pa J”, ka shtuar ai.

Kur është pyetur se çfarë kuptimi ka ky emër, Talat Xhaferi i ka thënë se është një emër internacional, duke mos i treguar që korrespodon me emrin e Marin Barletit.

“Vajza mban emrin Besiana, motivimi ime ashti që e kalonim rrugën Besiana dhe nga aty ishte frymëzimi”.

Për këtë ka folur edhe bashkëshortja e Xhaferit.

“2001 ka qenë shumë vit i vështirë. Ne nuk jemi shpërngulur. Pa sakrifica nuk ka”, tha ajo.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit