17 C
New York
Friday, May 30, 2025

Buy now

“Është monopol i pastër”, Sejdiu: Bizneset detyrohen të blejnë rrymën prej vetëm një kompanie

- Advertisement -

Analisti Dardan Sejdiu thotë se detyrimi i bizneseve për të blerë rrymë prej vetëm një kompanie është “monopol” i pastër.

Në “Rubikon” në Klan Kosova, Sejdiu deklaroi se një monopol publik, natyror është kthyer në dobi të sektorit privat, me përfitues vetëm një.

Derisa shton se baza industriale në Kosovë është inekzistente.

“Pa asnjë rezervë i përkrahi. Thelbi i diskutimit është diku tjetër, ne kemi rënë në grackën e një koncepti ekonomik, i cili tregun e lirë e kamuflon, dhe tregun e kamuflon në letra të mira administrative, përderisa jemi t’u fol për një monopol të pastër, ne i kemi dhënë një “monopol natyror” një kompanie që na e kontrollon edhe furnizimin edhe distribuimin. Realisht po i themi biznesit hyni në treg të lirë po tregu është veç një pronar”, tha Sejdiu.

Sejdiu shton se dalja në treg të lirë duhet të shtyhet 3 deri në 5 vjet.

Ndiqeni videon për më shumë detaje:

Të ngjashme

Të fundit