13.4 C
New York
Friday, October 31, 2025

Buy now

“Është më shumë në duart e tij sesa në të miat”, Cristiano Jr ‘fillon’ sfidën e të luajturit me të atin

- Advertisement -

Cristiano Ronaldo Jr. debutoi këtë të enjte me ekipin U-16 të Portugalisë në Kupën e Federatës, një turne që zhvillohet nga 30 tetori deri më 4 nëntor.

Djali i madh i yllit portugez, Cristiano Ronaldo, luan, ashtu si i ati, për Al Nassr, megjithëse në kategoritë më të ulëta, dhe aspiron të arrijë në ekipin e parë të klubit nga Arabia Saudite.

CR7 është tani 40 vjeç dhe kontrata e tij përfundon në qershor të vitit 2027, kur ‘Cristianinho’ do të jetë 17 vjeç, një moshë në të cilën shumë lojtarë kanë debutuar me klube të mëdha, si Lamine Yamal ose Leo Messi ndër të tjerë.

Duke pasur parasysh trajektoren e Cristiano Ronaldo Jr, nuk do të ishte çudi nëse ai do të gjendej, së shpejti, duke ndarë një zhveshtore dhe një fushë me të atin. Një sfidë brezash që, megjithëse ende e largët , nuk është aspak e pamundur.

“Do të doja të luaja me të, por nuk është diçka që më mban zgjuar natën . Do ta shohim. Kjo mundësi është më shumë në duart e tij sesa në duart e mia. Vitet po fillojnë të kalojnë dhe një ditë do të më duhet të dal në pension”, ka deklaruar Ronaldo në disa raste kur i referohet djalit të tij të madh.

Aktualisht në akademinë e të rinjve të Al Nassr, së cilës iu bashkua në vitin 2023, Cristiano Ronaldo Junior është një sulmues i fuqishëm që i pëlqen të luajë si titullar nga ana e majtë e sulmit.

Shumë herë, mbajtja e mbiemrave të yjeve të mëdhenj ka penguar karrierën e fëmijëve të tyre, por Cristiano Ronaldo nuk ngurron ta krahasojë veten me të djalin e tij.

“Ai është shumë konkurrues, njësoj si unë kur isha i vogël. Nuk i pëlqen të humbasë. Do të jetë si unë, jam 100% i sigurt. Më pëlqen t’i mësoj disa gjëra, por ai do të jetë çfarëdo që dëshiron. Gjithmonë do ta mbështes”.

“Sigurisht, do të doja që ai të bëhej futbollist, sepse mendoj se e ka atë pasion. Ka një fizik të mirë, është i shpejtë, i talentuar teknikisht dhe gjuan mirë. Nuk do t’i bëj presion”, tha sulmuesi i Al Nassr në një intervistë të vitit 2018 me DAZN.

Të ngjashme

Të fundit