6.7 C
New York
Friday, November 15, 2024

Buy now

“Është lodër e Albin Kurtit”, Behramaj tregon pse presidentja vendosi që zgjedhjet të mbahen në shkurt

- Advertisement -

Ish-këshilltari i ish-kryeministri Hashim Thaçi, Adil Behramaj, ka vlerësuar se me caktimin e 9 shkurti si datë për zgjedhje, presidentja Osmani ka treguar se është lodër e kryeministrit Albin Kurti.

Këtij të fundit, sipas Behramajt, i ka konvenuar që data e zgjedhjeve të caktohet në muajin shkurt.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se kjo është bërë që shërbyesit civilë ta marrin pagën e janarit me rritje.

“Vjosa Osmani sapo e ridëshmoi që ende është vetëm një lodër në duart e Albin Kurtit, duke e caktuar 9 shkurtin si Ditën e Zgjedhjeve. Krejt çfarë i ka interesuar Kurtit është që zgjedhjet të mbahen në shkurt, që shërbyesit civilë ta marrin pagën e janarit me rritje, me shpresë që ndikon në disponimin e tyre elektoral. Në Vetëvendosje ishin të bindur që edhe Prindoni, si numërues i centëve, sërish i voton pasi t’i rritet koeficienti!”, ka shkruar Behramaj.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit