3.7 C
New York
Sunday, February 15, 2026

Buy now

“Është koha që Kosova të ketë një president nga Shoqëria Civile”

- Advertisement -

Kanë mbetur më pak se tri javë deri në afatin ligjor për zgjedhjen e presidentit të ri të Kosovës.

Profesori universitar Abit Hoxha ka deklaruar se për Kosovën do të ishte më e përshtatshme që presidenti i ardhshëm të vijë nga Shoqëria Civile.

“Unë mendoj se është koha që Kosova të ketë një president prej shoqërisë civile, i cili do të ishte në emër të partive politike, por pa i përkrahur ato. Me asnjë parti politike, por me të gjitha partitë politike, do të thotë të jetë dikush që ka përvojë të madhe në politikë, në skenën politike, ka përvojë të madhe në shoqërinë civile të Kosovës, e cila deri më tani ka treguar se ndoshta është segmenti më i qëndrueshëm i zhvillimit në Kosovë, dhe do të jetë i mirë në raport me partnerët ndërkombëtarë”, tha Hoxha në emisionin  “Info Magazine” në Klan Kosova.

Të ngjashme

Të fundit