Aktorja, e cila u bë e famshme në vitet ’90 me rolin e saj në serialin e njohur amerikan “Baywatch”, arriti shpejt statusin e një simboli seksi, duke u shfaqur disa herë për revistën Playboy. Por vitet e fundit, ajo ka lënë pas këtë imazh publik për të rigjetur veten.
Një nga momentet kryesore të jetës së saj ishte martesa me bateristin e Mötley Crüe, Tommy Lee. Pak kohë pas martesës, një video intime e tyre u publikua pa lejen e tyre, duke sjellë një valë kritikash mbi të, më shumë sesa mbi bashkëshortin ose personin që publikoi videon. Ky incident ndikoi ndjeshëm në jetën e saj dhe ishte një nga arsyet kryesore për largimin e saj nga Hollywood-i.
Pas thuajse tre dekadash, Anderson vendosi të tërhiqet nga jeta publike për të gjetur qetësinë dhe për të rikujtuar kush ishte ajo në të vërtetë. “Doja të shikoja jetën time dhe të kujtoja kush isha unë,” tha ajo për Women’s Wear Daily. “Jam e lumtur që më në fund kam lirinë të jem vetvetja.”
Në një intervistë të fundit për “The Drew Barrymore Show”, Anderson foli për lumturinë e të qenit single, për përmbushjen që gjeti në vetëvlerësim dhe për jetën që tani e gëzon në liri të plotë. Pas vendimit të saj për të mos përdorur më make-up, e cila bëri bujë në Javën e Modës në Paris, Drew Barrymore iu bashkua në këtë gjest simbolik dhe biseduan së bashku, natyrale dhe të sinqerta.
Anderson rrëfeu për “Better Homes & Gardens” arsyen pse hoqi dorë nga grimi:
Ishte fillimi i një faze të re për mua, një çlirim nga imazhi që kisha krijuar për veten. Kuptova që nuk isha më ai person.
Ajo shtoi:
“Nuk doja që çfarë më kishte ndodhur të më përkufizonte. Dua që veprimet e mia të më përkufizojnë mua.”
Në moshën 57-vjeçare, Anderson vendosi të largohej për në Ishullin e Vancouver-it, ku po kalon një periudhë reflektimi mbi jetën e saj. Gjatë intervistës për “Better Homes & Gardens”, ajo tha:
Në një moment, thjesht u dorëzova dhe ndjeva nevojën për një ndryshim.
Ndërsa reflekton për të kaluarën e saj, Anderson ndau se shpesh ishte ndier e vetmuar dhe e keqkuptuar nga ata që e rrethonin. Ajo e përshkroi jetën e saj si “një lëmsh gabimesh”, por tani ndihet shumë larg nga imazhi i dikurshëm që kishte krijuar për veten.