-3.5 C
New York
Tuesday, December 16, 2025

Buy now

“Është koha për ndryshim”, 95-shi i PDK-së për deputet, Adnan Sogojeva: Kosovës i duhet një Qeveri me projekte zhvillimore (Video)

- Advertisement -

Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Adnan Sogojeva sot në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova tha se programi dhe lista e kësaj partie, sipas tij, është më e mira që i ofrohet Kosovës.

Ai u shpreh se mendon që është momenti për ndryshim dhe se Kosovës i nevojitet një Qeveri me projekte zhvillimore.

“Besoj plotësisht edhe në programin actual të kandidatit tonë për kryeministër, Bedri Hamza edhe në listën e kandidatëve që e ka PDK-ja dhe besoj që është edhe programi edhe lista më e mirë që i ofrohet qytetarëve të Kosovës. Kam besuar në këto dhe sot jam në listë”.

“Është momenti dhe një nga arsyet që unë sot jam në garë, është edhe kjo. Mendoj që ne si shtet kemi nevojë ta kemi një Qeveri normale, një Qeveri që ka projekte zhvillimore, një Qeveri që e sheh Kosovën më ndryshe, që mendon ta zhvillojë”, u shpreh Sogojeva./Klankosova.tv

Të ngjashme

Të fundit