25.8 C
New York
Wednesday, October 8, 2025

Buy now

“Është koha për kombëtaren”, Zhegrova me postim të veçantë për Kosovën

- Advertisement -

Ylli i ri i Juventusit, Edon Zhegrova ka publikuar një foto në rrjetin social “Instagram”, ku ‘paralajmëron’ për ndeshjet me Kosovën.

Anësori i kombëtares dardane ka postuar një foto të tij me fanellën e Juventusit, me flamurin e Kosovës në sfond.

“Është koha për kombëtaren”, ka shkruar në Edon Zhegrova.

Edon Zhegrova u rikthye në listën e Kosovës, pasi në muajin shtator mungoi edhe pse ishte i ftuar.

Menaxheri i komëbtares, Bajram Shala kishte thënë se mungesa Zhegrovës lidhej me transferimin e tij te Juventusi.

Zhegrova u transferua te “Zonja e Vjetër” në ditën e fundit të merkatos për shumën e 20 milionë eurove, me bonuse.

Ai kaloi nga Lille, ku kishte kaluar mbi dy vite e gjysmë, pasi paraprakisht kishte luajtur për Baselin në Zvicër.

Të ngjashme

Të fundit