Ardian Gjini, nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka thënë në “Pressing” të T7 se Lëvizja Vetëvendosje mund t’i marrë “500 mijë zemra me kinezë” në Facebook, por jo 500 mijë vota.
Ai ka komentuar edhe sondazhin që qarkulloi sipas të cilit “VV do t’i fitonte 47% të votave”.
Por, Gjini tha se sondazhi e kishte target një kategori elekttorale që ka votuar VV e tash refuzon ta bëjë këtë. Por, në të njëjtën kohë refuzojnë të votojnë partitë të tjera.
“Përpos që ka rënie në përqindje reale, edhe ka rënie, ka rënie serioze. Ekziston një kategori e njerëzve që zgjedhjet e fundit nacionale kanë votu VV dhe tash refuzojnë me votu, por jo detyrimisht me i votu partitë tjera. Si duket targeti i këtij sondazhi ka qenë ky grup”.
“500 zemra me kinezë munden me i marë në Facebook, 500 mijë vota jo”, ka thënë Gjini.