Andres Iniesta e feston sot ditëlindjen e 38-të.
Futbollisti legjendar spanjoll ka lënë gjurmë të pashlyeshme në këtë sport me klasin e tij të jashtëzakonshëm.
Ai fitoi gjithçka me Barcelonën para se të transferohej viteve të fundit në futbollin japonez.
Mesfushori kreativ e bëri krejt botën të dashurohej me lojën që e shfaq dhe me magjinë e tij në fushën e blertë.
Atë s’mund ta urrejë askush, as kundërshtarët
Talenti i tij është i pabesueshëm, siç mund ta shihni në video duke klikuar KETU
Iniesta kishte luajtur në ekipin senior të Barcelonës në periudhën 2002-2018, ndërsa më pas u transferua në Japoni tek ekipi Vissel Kobe, ku luan edhe sot.
Ai gjithashtu ishte hero i Spanjës duke e fituar Botërorin dhe Evropianin me “Stuhinë e Kuqe”.
“Kur ai e ka topin, gjithçka tjetër ndalet. Është si kamera kur shkon në xhirim të ngadalësuar”, kishte thënë ish-bashkëlojtari i tij, Fernando Torres për Iniestan.