32.8 C
New York
Monday, July 28, 2025

Buy now

“Është dashtë me ulë kokën dhe m’i ardhë turp”, diskutohet protesta ndaj Fitore Pacollit

- Advertisement -

Deputetja e VV-së, Fitore Pacolli ka qenë kryefjalë në këtë fundjavë, pasi dy qytetarë protestuan para saj verbalisht, me pretendimet se bashkëshorti i politikanes, ka marrë 52 mijë euro nga Ministria e Kulturës.

Ky zhvillim ishte temë diskutimi në edicionin më të ri të emisionit “Kosova Today”, transmeton Klankosova.tv.

Gent Gjini, avokati i Agim Pllashnikut, njërit prej qytetarëve që u konfrontua me Pacollin, tha se klienti i tij në formë të simbolikës në mënyrë që të shprehë indinjatën për korrupsionin, protestoi në atë mënyrë para deputetes.

“Por Fitore Pacollit i ka shkruar për shtati, le të themi kështu, kjo situatë, dhe ka inskenuar situatën duke sulmuar dhe qytetarin, aq më tepër i ka kërkuar edhe asistentit të saj për ta sulmuar. Ajo më pas ka paraqitur veten si viktimë”, u shpreh tutje ai.

Sipas Gjinit, Fitore Pacolli ka kryer dy vepra penale, atë të sulmit dhe denoncim të rrejshëm.

Derisa opinionistja Afërdita Maliqi, thotë se protestat e dy qytetarëve i pa si një aksion simbolik për të vënë në pah korrupsionin, apo hajninë, siç e thotë Maliqi.

Gazetari Ardian Gaxherri përkrahu mendimin e Maliqit.

“Ata dy nuk kanë bërë gjë, përveç që kanë shku dhe e kanë tregu një të bëmë të keqe të saj dhe familjarëve të saj, dhe ajo në vend që të sillej normal, ta ulte kokën dhe t’i vinte turp, ajo çohet dhe thotë po më sulmoni, thotë se jam guri që nuk thehet. Kemi raste të shumta të Fitores, si ajo me një tokë që do t’ia marrë familja e saj me zor një njeriu”, u shpreh Gaxherri.

Tutje ai tregoi edhe një rast personal që e kishte me Pacollin, gjatë kohës sa ishte në një Komision Parlamentar.

Si akt proteste e konsideron konfrontimin e dy qytetarëve me deputeten e VV-së, edhe analisti Azdren Shala.

Derisa ai shton se një klimë të tillë në vend, e ka bërë vetë Vetëvendosja.

 

Të ngjashme

Të fundit