Së fundmi gazetari Jorge Lanata ka treguar në lidhje me kushtet që modelja dhe biznesmenia e njohur ka vendosur për partnerin e saj Mauro Icardi. Kontrata që Nara ka firmosur shkruan se ajo fiton disa milionë dollarë si kompensim nëse Icardi e tradhton. Pak kohë më parë Wanda ndau disa detaje intime mbi marrëdhënien e saj dhe Icardit. Modelja u shpreh se:
Ai dyshek duhet të jetë përdorur nga më shumë se 200 gra, por pas meje ishte shkatërruar totalisht. Mbaj mend dhimbjen që ndjeva të nesërmen, sepse nuk isha mësuar të jepja gjithçka. Mora ibuprofen çdo katër orë. Mendoj se nëse nuk do të kishte funksionuar atë natë, nuk do të kishte ndodhur gjithçka që ndodhi mes nesh.
Ndërkaq, tradhtia e Naras ndaj Maxi Lopez, ishte padyshim një ndër lajmet më të bujshëm të mediave rozë të futbollit evropian. Wanda dhe Icardi kanë përjetuar në këto vite një histori shumë të pazakontë bashkë. Një histori kur ajo kaloi nga krahët e Maksi Lopez, në ato të sulmuesit tjetër argjentinas, duke u divorcuar me të.
Një lidhje që kishte nisur në fakt në mënyrë shumë të çuditshme, të nisur nga ajo, siç ka zbuluar vetë në një emision televiziv të motrës së saj, Zaira. Bukuroshja italiane tregoi duke qeshur se si kishte mposhtur “konkurrencën” kur po mendonte të kalonte nga Maxi Lopez te Mauro Icardi.