15.5 C
New York
Saturday, November 16, 2024

Buy now

Është aq e thjeshtë – Rita Ora tregon ushqimin e preferuar përpara performancës në një koncert

- Advertisement -

Ajo është një nga yjet më të mëdhenj të shoubizit dhe ka kaluar verën duke performuar në festivalet më të njohura të Evropës.

Megjithatë, pavarësisht nga gjërat që vijnë me famën dhe pasurinë, rezulton se Rita Ora është ende një vajzë me këmbë në tokë.

Përpara se të dilte në skenën e ‘Manchester Pride’ të shtunën, këngëtarja e “Hot Right Now” pranoi se nuk i pëlqen asgjë më shumë se të ulet për një ‘Chippy Tea’ dhe të festojë në qytet me një tekilë në dorë.

Foto: Screenshot/Instagram

Në Anglinë veriore, ‘Chippy Tea’ përbëhet nga patate të skuqura, merluci, kripë, uthull, bizele të skuqura dhe keçap.

Rita tutje tha: “Më pëlqen një drekë e mirë dhe e madhe për të mbajtur energjinë përpara një shfaqjeje. Është shumë e rëndësishme për mua”, shkruan The Sun.

Foto: Screenshot/Instagram

“Do të më pëlqente të marrë një ‘chippy’ nëse kam kohë”. “Dhe më pëlqen gjithashtu të pi një tekila”.

Artistja shqiptare rreth një muaj më parë anuloi performancën në Hungari për shkak të disa problemeve shëndetësore.

Rita Ora

Ajo u kërkoi falje fansave dhe së fundmi tregoi se është gati t’i rikthehet normalitetit.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit