11.8 C
New York
Monday, November 18, 2024

Buy now

“Është anonimus”; “Nuk do të sjell asnjë dobi”: Askush nuk pret rezultate nga angazhimi i “ekspertit” Gani Jakupi

- Advertisement -

Pothuajse askush nuk pret që angazhimi i Gani Jakupit si ekspert i jashtëm i MPJD-së do të sjell ndonjë rezultat për diplomacinë e Kosovës.

Njohësit e politikës së jashtme kanë bërë me dije se ai nuk është ekspert i kësaj fushe, prandaj nuk pritet diçka nga ai.

Sipas tyre, angazhimi i Jakupit në këtë fushë është keqpërdorim i fondeve publike.

Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Skënder Hyseni, ka thënë për gazetën Nacionale se këtu nuk bëhet fjalë për angazhim të ndonjë eksperti.

Ai ka thënë se MPJD-ja ka angazhuar një anonimus, i cili nuk do t`i ofrojë asnjë shërbim Kosovës.

“Nuk kam parë që Ministria e Jashtme ka angazhuar ndonjë ekspert. Ka angazhuar një njeri për të cilin besoj se pjesa dërmuese e opinioni ka mësua vetëm tani”, ka thënë ai.

Ai ka bërë me dije se Ministria e jashtme ka nevojë për konsulenca të mirëfillta ndërkombëtare.

“Ministria e një vendi siç është Kosova ka nevojë për konsulencë ndërkombëtare, por për konsulencë të mirëfilltë, e cila i hap shtigje dhe rrugë komunikimit me bashkësinë ndërkombëtare. Ndërkohë, që përshtypja ime e parë nga e gjithë kjo tollovi rreth këtij të ashtuquajturi këshilltar nuk me lejojnë të besoj që kemi të bëjmë më një ekspert të politikës së jashtme”, është shprehur ai.

Sipas tij, kontrata e MPJD-së me Gani Jakupin është vetëm keqpërdorim i parasë publike.

“Janë veprime tërësisht të papranueshme të kësaj qeverie si në fushat tjera, shpenzim tërësisht joracional i fondeve dhe parasë së taksapaguesve të Kosovës në projekte të cilat Kosovës nuk i sjellin bash asnjë dobi të vetme. Ky është vetëm një moment i vogël në vargun e keqpërdorimeve të politikes së jashtme inekzistente të Republikës së Kosovës. Ka dy tre vite që Kosova nuk ka politikë të jashtme, nuk ka komunikim të rregullt qoftë multilateral, qoftë bilateral me bashkësinë ndërkombëtare”, ka thënë Hyseni.

Ai ka thënë se duhet kërkuar llogari nga Qeveria se cilat shërbimi i ka ofruar deri me tani eksperti në fjalë.

“Nuk do të duhej të ishte alarmante shuma e pagesës se një eksperti të mirëfilltë ndërkombëtar. Alarmante është se paguhet një anonimes, që për llogaritë e mija dhe të shumicës se qytetarëve, për punët që nuk i bën fare. Dhe pyetja që duhet shtruar nga opozita në Kuvend është se cilat shërbime i ka ofrua dhe i ofron ai njeri për këtë shumë me të cilën kompenzohet”, ka thënë Hyseni.

As analisti Petrit Zogaj nuk pret ndonjë rezultat nga angazhimi i Gani Jakupit.

Edhe ai ka kërkuar që presioni dhe kritikat duhet të drejtohet në drejtim të qeverisë dhe ministres së Jashtme, Donika Gervalla, që kanë anagzhuar një dashamirë si ekspert.

“Duhet me pase kujdes me Gani Jakupin. Nuk ka pike faji qe Jakupi ka nenshkru kete kontrate “modeste,” sipas Gervalles. Presioni e fushata duhet me shku ne drejtim te qeverise dhe ministres Gervalla, qe bejne keto kontrata per miq e dashamire te tyre, pa asnje efekt kthimi mbrapsht. Tash, meqe ky pushtet eshte i poshter, cmenduria mundet me shku deri ne ate pike saqe e inskenojne ndonje sulme ndaj Ganiut dhe burri edhe i merr paret edhe shnderrohet ne viktim. Prandaj, fokusi duhet me qene Qeveria e MPJ-ja, e jo ai artisti qe tek e fundit ka dite me e shite mire ‘vepren’.”, ka shkruar Zogaj në profilin e tij në “Facebook”.

Vetëm Gërvalla pret rezultate

Duke që vetëm kryediplomatja Donika Gërvala pret rezultate nga Gani Jakupi.

Gjatë raportimit në Komisionin për Punë të Jashtme, Gërvalla ka mbrojtur kontratën me ekspertin e jashtëm. Ajo ka thënë se shuma me të cilën ai paguhet është modeste, shkruan Nacionale.

“Lehtë është ta angazhosh një kompani që kushton 4 milionë, por vështirë është të gjesh personalitete të rëndësishme kulturore dhe publike të vendeve të ndryshme të cilët me një shumë modeste, e cila pothuajse nuk i tejkalon shpenzimet që Republika e Kosovës i ka për një diplomat në vendin pritës”, ka thënë ajo.

Kryediplomatja është shprehur krenare me punën e Jakupit.

Sipas saj, krahasuar me kontratat e mëhershme lobuesi, shumë me të cilën paguhen Jakupi është modeste.

“Prandaj, unë jam shumë krenare, shumë jam krenare, që me këtë shumë modeste, e cila nuk është pagë mujore, e cila është shumë që përfshinë shpenzimet e një projekti të terë njëvjeçar. Është një shumë shumë modeste krahasuar me të gjithë dokumentacionin që unë kam parë në Afrikë dhe shtetet tjera. I kam parë me kujdes, sepse është puna ime, tjetër që janë kontrata konfideciale të se kaluarës të cila nuk i ka deklasifikuar institucioni përkatës. Përndryshe me shumë kënaqësi vi këtu dhe iu tregoj për kontrata e lobimit në të kaluarën”, ka thënë gërvalla.

Ajo ka thënë se në vend që të hidhet balt mbi personalitetin e Gani Jakupti, ai duhet të falënderohet për punën që është duke e bërë.

Kryediplomatja ka mohuar se Jakupi është këshilltar i saj.

“Në vend që të hidhet balt mbi ta, do të duhej ky vend t`i falenderonte dhe t`i motivonte edhe të tjerët që të angazhohen. Ky është një instrument legjitim i bazuar në ligj, i bazua në bazuar në buxhet dhe i planifikuar me kohë. Prandaj, nuk ka asnjë dilemë, nuk ka asnjë mister rreth kontratës që është lidhur përmes misionin tonë. Ai nuk është këshilltar i imi, ai ka një kontratë në bazë të secilës ai angazhohet”, është shprehur ajo. /Nacionale/

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit