6.3 C
New York
Saturday, February 1, 2025

Buy now

Escobar: Tre policët duhet të lirohen, është e qartë që s’kanë pasur synim të jenë në Serbi

- Advertisement -

Emisari i SHBA-së, Gabriel Escobar, në një konferencë për media ka thënë se janë duke e ndjekur me kujdes rastin e 3 policëve të Kosovës. Escobar ka thënë se tani që po flet, janë dy skenarë të mundshme, që 3 policët kosovarë janë marrë nga territori i Kosovës dhe janë dërguar në Serbi dhe që kanë mundur të kalojnë kufirin pa dashje dhe e kanë gjetur veten në Serbi.

Escobar thotë se në secilin rast, është e qartë që 3 policët e Kosovës s’kanë pasur synim që të jenë në Serbi dhe duhet të lirohen.

“Po e ndjekim rastin e tre policëve të arrestuar me shumë kujdes. Ne do të kemi një qëndrim kur të kemi faktet e plota. Tani, janë dy skenarë të mundshme, që ata janë marrë nga territori i Kosovës dhe janë dërguar në Serbi dhe i dyti ata kanë kaluar kufirin pa dashje dhe e kanë gjetur veten në territorin e Serbisë. Por është e qartë që këta polic s’kanë pasur synim për të qenë në Serbi dhe duhet të lirohen”, ka thënë Escobar.

Emisari amerikan ka thënë se janë duke pritur kompletimin e të gjitha fakteve, për të dalë pastaj më një qëndrim të plotë.

“Sapo të mblidhen faktet, ne do të dalim me një qëndrim”, ka deklaruar Gabriel Escobar.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit