9.5 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

Escobar thotë se vendimi për dinarin ishte katastrofal: Krijon kaos në ekonominë e Kosovës

- Advertisement -

Emisari i ShBA-së për Ballkanin perëndimor, Gabriel Escobar, ka kritikuar ashpër Qeverinë e Kosovës për çështjen e dinarit.

Gjatë një konferencë online me gazetarë, diplomati amerikan ka vlerësuar se rregullorja e BQK-së ka qenë katastrofale.

Ai ka përmendur disa arsyeje pse ky vendim ka qenë i gabueshëm.

“Kemi dëgjuar shumë raporte për vështirësitë që qytetarët e Kosovës në veri po përballen dhe i bëjmë thirrje Qeverisë që t’i marrë parasysh shqetësimet e ndërkombëtarëve për mënyrën si po i trajton komunitetet. Arsyet pse e kundërshtojmë: Shpejtësia e zbatimit, nuk po diskutojmë në legalitetin e vendimit por zbatimin e tij. E dyta, Qeveria nuk ofroi alternativ si t’i pranojnë pagesat dhe këta njerëz u privuan nga to. Nuk ka pasur shtrirje. E fundit, dy javë para njoftimit të vendimit, Kosova u pajtua në Shkup me vendet tjera për pagesat elektronike dhe sikur të pritej kjo çështje do të zgjidhej. Duhet që Qeveria të punojë me komunitetin ndërkombëtar që të gjejë zgjidhje për këtë vendim katastrofal, që krijon kaos në ekonominë e Kosovës”, është shprehur diplomati amerikan.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit