12 C
New York
Monday, November 25, 2024

Buy now

Escobar sot në Prishtinë, Valon Syla paralajmëron sanksione të ashpra nga ShBA

- Advertisement -

Emisari i SHBA-ve, Gabriel Escobar, do të qëndrojë sot në Kosovë dhe do të takohet me krerët e vendit për çështjen e dinarit.

Emisari i SHBA-ve përdori gjuhë të ashpër ndaj kryeministrit Kurti, duke thënë se nuk i merr parasysh rekomandimet e aleatëve dhe merr vendime vetë pa u konsultuar me aleatët në fillim.

Për këto deklarata, për lajmi.net, ka dhënë opinionin e tij analisti i njohur, Valon Syla.

Syla për Kurtin tha se çështjen e dinarit e ka vetëm për ti gëzuar militantët e tij.

“Loja e Albin Kurtit me popullizmin, dhe me lojën e tij të propagandës, patroitizmit, anti veri, anti shtet, anti dinar e kështu me radhë, është për t’i gëzuar militantët.”-tha Syla.

Syla tutje tha se qasja e qeverisë Kurti është duke i kushtuar Kosovës shtrenjtë, pasi që dëmi që aqi po i bën vendit është i madh.

“Sot po kushton shumë shtrenjtë, në aspektin e diplomacisë të Kosovës, dhe dëmi përpos që është dëm si kryeministër i vendit, por është edhe dëm i Kosovës.”- tha Syla.

Syla tregon se nga kjo qasje Kosova mund të rrezikohet edhe me sanksione më të rënda nga vendet perëndimore.

“Po të njëjtat politika, të pakoordinuara, që e shtynë një emisar nga Shtetet e Bashkuara, si zoti Escobar, të vijë posaqërisht në Kosovë, për të diciplinuar diplomacinë e Kosovës dhe qeverisë Kurti, do të thotë se është edhe vetë fakti që të jemi në masat sanksionuese, e që me kësi lloj politike, kësi lloj vazhdimi, do të thotë se Kosova rrezikohet që të futet nën sanskione të tjera më serioze”- shtoi Syla.

Ai tutje thotë se diplomacia e Kosovës është në pikën më të ulët të saj, pasi që qeverisë aktuale po i mungon komunikimi me aleatët.

“Kosova deri më tani ka pasur pasur sukses të diplomacisë sepse ka qenë e koordinuar me amerikanët. Ndërsa sot, përspos që nuk është e koordinuar, Kosova po shihet si vendi më problematik në rajon, ashtu siç e tha edhe vet emisari i Shteteve të Bashkuara, Escobar.”- tha Syla.

Ndër të tjera Syla tregoi se Kurti ka gabuar në matematikat e tij, dhe po mundohet që të dale faqebardhë nga kjo situatë.

“Mendoj se kjo e ka fiksuar Albin Kurtin, dhe fakti që në Bruksel kanë shkuar përfaqësues të BQK-së, dhe qeveria është fshehur dhe ka ikur nga vetë deklaratat e dinarit, dhe jo pastaj BQK-ja e bëri, tregon që ka gabuar, dhe kjo qenë vetëm për një grusht votash dhe jo për një fitore të rëndësishme për diplomaci apo për interes për Republikën e Kosovës.”

“Po pikërisht, hesapet që i bën Kurti, politikën e tij nuk kanë të bëjnë me interesat e Republikës së Kosovës dhe diplomacies kosovare, kanë të bëjnë me popullizmin për të siguruar disa vota. Shkak është paaftësia e tij në qeverisje, në tërheqjen e investitorëve të huaj, apo të një arritjeje ekonomike, ai merret me dinar, me popullizma, me nacionalizma, e kështu me radhë. Që në fakt e dëmton Kosovën dhe mënyra se si po futemi nën sanksione”- tha Syla.

“Dhe hesapi i tij është se Kurti nuk e ka mendjen në interesin për Republikën e Kosovës, as te ruajtja e miqve dhe aleatëve dhe vendeve të NATO-s, por e ka për të mobilizuar disa vota të cilat po i rritë me këtë qeverisje.”- përfundoi Syla.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit