10.8 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

Escobar për “draft-vizionin” e Kurtit: Mendoj se është serioz, por edhe ai i Ekipit Menaxhues ishte serioz

- Advertisement -

Kosova dhe Serbia gjatë takimit që u mbajt mbrëmë, më 2 maj, kanë arritur Deklaratën për të Zhdukurit, që nga kryediplomati evropian, Josep Borell, u konsiderua si pjesa pozitive e takimit.

Një pjesë më pak pozitive, sipas tij, ishte ajo e Asociacionit pasi Qeveria e Kosovës refuzoi draft-statutin e prezantuar nga Ekipi Menaxhues, i cili përbëhet prej katër pjesëtarëve serbë.

A pati progres?

Po, të paktën u shënua një progres i vogël sipas emisarit Escobar. Ai thekson se mbrëmë ishte “një ndër herët e para” që Kosova tregoi vizionin e saj për Asociacionin.

“Ka kaluar vetëm një muaj, tash po e diskutojmë implementimin. Kemi një progres të vogël në propozimet e shkruara nga të dyja palët për Asociacionin. Mendoj që kjo është ndër herët e para, që kemi dëgjuar nga Kosova për vizionin e tyre për Asociacionin, ata e kanë një.” – ka thënë ai në një konferencë të mbajtur online.

Një prej pyetjeve që iu shtrua nga gazetarët në këtë diskutim, ishte edhe nëse z.Escobar vlerëson që “draft-vizioni” i prezantuar nga pala kosovare, ishte serioz.

Escobar u përgjigj qartë duke thënë se “mendon që është serioz, por edhe ai i Ekipit Menaxhues ishte serioz”.

“Mendoj se është serioz, por gjithashtu mendoj se ai i paraqitur nga ekipi menaxhues është serioz. Tani, nuk më takon mua të vendos se çfarë është serioze. Nuk është një proces i lehtësuar nga Amerika; është një proces i lehtësuar nga evropianët. Dhe ajo që është e rëndësishme këtu është që të dyja palët normalizojnë marrëdhëniet e tyre, të harmonizojnë gjithashtu strukturat e tyre me Bashkimin Evropian në përgatitje për anëtarësimin eventual në Bashkimin Evropian.” – u shpreh ai.

Çka thuhet në të dyja propozimet?

Pak më herët, Radio Evropa e Lirë raportoi se ka siguruar qasje në draft-statutin e propozuar nga Ekipi Menaxhues ku thuhej se qendra administrative e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, sipas draftit, do të ishte në Mitrovicën e Veriut dhe komunat jothemeluese do të mund të anëtarësoheshin në Asociacion nëse Kuvendi i tij jep dritën e gjelbërt.

Po ashtu, Kuvendi i Asociacionit, siç thotë draft-statutit, do të ishte organi suprem dhe secila komunë do të kishte pesë përfaqësues.

Asociacioni do të kishte edhe bordin e kryetarin, simbolet, himnin, flamurin dhe stemën e vet.

Detaje të tjera mund t’i gjeni duke klikuar KËTU.

Kryeministri Kurti ndërkohë, mbrëmë në orët e vona publikoi propozimin e bërë nga ai, të quajtur “draft-vizion”.

Në tri pikat e para propozimi i kryeministrit Kurti tregon për të drejtat që duhet t’i gëzojë komuniteti serb. Kurse, në piken 5 dhe 6 flitet për komunikimin e Asociacionit me Qeverinë e Kosovës dhe mekanizmat tjerë.

Do të parasheh një kanal të drejtpërdrejt komunikimi me Qeverinë e Republikës së Kosovës, mes të tjerash, përmes pjesëmarrjes në Këshillin Konsultativ për Komunitete”, thuhet në piken 4 të propozimit.

Në piken vijuese tregohet se ky mekanizëm mund të financohet edhe nga Serbia, duke i respektuar disa procedura.

Pikat e plota, mund t’i gjeni duke klikuar KËTU.

Ndërkohë, siç ka konfirmuar emisari Escobar pikërisht në këtë konferencë, shumë shpejt madje brenda dy javëve, pritet që të organizohet një takim mes kryenegociatorëve Besnik Bislimi e Petar Petkoviq dhe temë kryesore do të jetë Asociacioni.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit