0.1 C
New York
Sunday, February 2, 2025

Buy now

Escobar nuk po arrin të çmallet me opozitën, takohet me Hotin në Vjenë

- Advertisement -

Deputeti i LDK-së në Kuvendin e Kosovës, Avdullah Hoti ka takuar emisarin amerikan Gabriel Escobar në margjina të takimit të Partive Popullore Europiane (PPE) në Vjenë. Escobar gjatë javës që shkoi në Prishtinë pati takime me liderë opozitarë, të cilat nuk i priti aq mirë Kurti.

Për takimin njoftoi vetë deputeti Hoti, të cilin e quajti “shumë miqësor”.

Ai tha se me Escobarin diskutuan për dialog dhe anëtarësimin e Kosovës në NATO.

Hoti këto komente i bëri në ‘Facebook’.

“Diskutuam për zhvillimet e fundit në dialog dhe hapat që duhet ndërmarrë në përputhje me vizionin tonë të përbashkët dhe afatgjatë për Kosovën e integruar plotësisht në strukturat euro-atlantike”, shkruan ndër të tjera ish-kryeministri i Kosovës.

“Kosova nuk ka mik më të mirë se Shtetet e Bashkuara”, përfundon postimi i tij.

Në Vjenë, në margjina të takimit me EPP, ku me Arben Gashin po e përfaqësojmë LDK-në, kisha një takim shumë miqësor me…

Posted by Avdullah Hoti on Saturday, August 27, 2022

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit