Home Lajme Escobar nesër shkon në Serbi, takohet me Vuçiqin

Escobar nesër shkon në Serbi, takohet me Vuçiqin

0
Escobar nesër shkon në Serbi, takohet me Vuçiqin

Zëvendësndihmës Sekretari amerikan i Shtetit, njëherit i dërguari special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, nesër do të udhëtojë për në Serbi.

Siç raporton mediumi serb N1, ai do të takohet me presidentin serb Aleksandar Vuçiq.

Escobar shkon në Beograd një ditë pasi i dërguari evropian për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, përfundoi vizitën e tij dyditore në Serbi.

Kujtojmë se më 18 mars, në Ohër, Vuçiq do të takohet sërish me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti.

Exit mobile version