I dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar nesër do të qëndroj për vizitë zyrtare në Kosovë.
Escobar do t’i takoj krerët e partive opozitare në vend.
Nga AAK-ja kanë konfirmaur se Ramush Haradinaj do të takohet me z. Gabriel Escobar, të mërkurën.
Ndërsa në PDK dhe LDK nuk janë deklaruar ende për këtë takim.
Kujtojmë së kohëve të fundit janë shpeshtuar vizitat veçanërisht të Miroslav Lajçak, emisar i BE-së për dialogun Kosovë- Serbi.