-5.6 C
New York
Monday, January 20, 2025

Buy now

Escobar: Ndalesa e mallrave dhe kamionëve serbë është eskalim i panevojshëm i një situate të tensionuar

- Advertisement -

Emisari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar, në konferencë për media ka thënë se Kosova duhet ta heq masën e ndalimit për mallrat serbe.

Escobar teksa ka cituar qëndrimin e BE-së ka thënë se është jo-evropiane që të ndalohet lëvizja e lirë e mallrave dhe njerëzve dhe për më tepër s’ka as bazë ligjore.

Emisari amerikan thotë se përkrahin pozicionin e BE-së dhe konsiderojnë se një veprim i tillë i Kosovës është një eskalim i panevojshëm i një situatë tashmë të tensionuar.

“Ne besojmë se duhet ta heqin ndalesën për mallrat serbe. BE beson që është jo-evropiane për të ndaluar lëvizjen e lirë të mallrave dhe njerëzve, por edhe s’ka bazë ligjore. Ne si SHBA mbështesim një pozicion të tillë dhe konsiderojmë si një eskalim të panevojshëm të një situatë që është e tensionuar”, ka thënë Escobar.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit