Home Ballina Escobar: Kurtin e kemi “partner të vështirë”

Escobar: Kurtin e kemi “partner të vështirë”

0
Escobar: Kurtin e kemi “partner të vështirë”

Emisari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, e ka përshkruajtur kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, “partner të vështirë” por megjithatë ka thënë se vazhdon partneriteti me Kosovën.

Escobar këtë e ka deklaruar në një intervistë për Institutin për Politika dhe Ekonomi të Evropës Juglindore, teksa ka shtuar se synimi final i SHBA-së është njohja reciproke mes Kosovës dhe Serbisë.

“Më duhet ta bëj të qartë këtë – z. Kurti është partneri ynë. Ai ndonjëherë është një partner i vështirë, por megjithatë është partner. Kosova është partneri ynë. Serbia është partneri ynë. Pra, në të ardhmen duam t’i shfrytëzojmë marrëdhëniet e mira që kemi me Kosovën dhe përmirësimin e marrëdhënieve me Serbinë për të gjetur një mënyrë reciprokisht të pranueshme dhe reciprokisht të dobishme kështu që të dyja të jenë pjesë e Bashkimit Evropian”, ka deklaruar Escobar.

 

Exit mobile version