Home Ballina Escobar: Kemi qenë çdoherë në anën e Kosovës, ndërkaq shumë më të ashpër ndaj Serbisë

Escobar: Kemi qenë çdoherë në anën e Kosovës, ndërkaq shumë më të ashpër ndaj Serbisë

0
Escobar: Kemi qenë çdoherë në anën e Kosovës, ndërkaq shumë më të ashpër ndaj Serbisë

Emisari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, përpara Komitetit për Punë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve, ka deklaruar se Administrata Biden ka qenë çdoherë përkrah Kosovës, ndërkaq ka qenë e ashpër me Serbinë.

Escobar ka thënë se SHBA e ka shprehur këtë teksa ka mbështetur nevojën për zgjedhje të reja në komunat veriore, ka legjitimuar votat përkundër pjesëmarrjes së ulët dhe ka njohur autoritetin e kryetarëve të rinj, shkruan Gazeta Insajderi.

“Në procesin e zhvillimit demokratik të Kosovës, kemi qenë në anën e Kosovës në çdo moment. Kemi kuptuar nevojën për zgjedhje të reja përkundër kundërshtimeve të Serbisë. Kemi njohur legjitimitetin e zgjedhjeve, përkundër kundërshtimeve të Serbisë, për shkak të pjesëmarrjes së ulët kemi njohur edhe autoritetin e kryetarëve të komunave, përkundër kundërshtimeve të Serbisë. Ajo që ka qenë kërkesa e vetme që Kosova të mos përpiqet të instalojë kryetarët me forcë, kjo nuk e dobëson legjitimitetin e as autoritetin e Kosovës”, ka thënë emisari amerikan.

Megjithatë, ai ka thënë se kanë qenë të ashpër me Serbinë sa i përket, siç e quajti ai, demokratizimit të Kosovës.

“Po, në ndërkohë, kemi qenë shumë të ashpër ndaj Serbisë sa i përket pjesëmarrjes në proces demokratik që është në Kosovë. Kemi marrë zotime që të mos e kundërshtojnë dhe janë pasoja për Serbinë nëse nuk e bëjnë këtë. Vazhdojmë të punojmë që plani tre-pikësh që të zbatohet”, ka thënë Escobar.

Exit mobile version