I dërguari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gabriel Escobar, një një konferencë të përbashkët me presidenten e vendit Vjosa Osmani, ka thënë se janë të shqetësuar për sulmin e Banjskës më 24 shtator të vitit të kaluar, ku u vra rreshteri policor Afrim Bunjaku.
Escobar i bëri thirrje Serbisë që autorët e atij sulmi të dalin para drejtësisë.
“Në takimin tonë patëm një bisedë të sinqertë lidhur edhe gjendjen e sigurisë jemi tepër të shqetësuar për ngjarjen e 24 shtatorit, e ftojmë Serbinë që gjithë ata që janë përgjegjës të dalin prej drejtësisë dhe të japin llogari të plotë për atë sulm”, ka thënë Escobar.
Emisari amerikan theksoi se do të qëndrojë për vizitë në Kosovë për dy, tre ditë ku do të takohet me shumë persona.
Ai përmendi vendimin e Bankës Qendrore të Kosovës për dinarin, duke e konsideruar si sfidë.
“Duhet të gjejmë mënyra se si mund të ecim përpara në dialog që përfshin Asociacionin por jo vetëm atë, edhe siç përmendi presidentja dy palët duhet të vazhdojnë me zbatimin e e plotë, duke pasur një marrëveshje historike por edhe ne e ftojmë Serbinë që të vazhdojë të zbatojë. Marrëveshja e Ohrit të bëhet realitet.