8.3 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

Escobar: Asociacionit s’mund t’i ikë një parti a individ njëanshëm

- Advertisement -

I dërguari Special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gabriel Escobar, ka komentuar deklaratën e tij në lidhje me formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, ku rreth një muaj më parë tha se nëse ai nuk formohet nga Qeveria, atëherë do të gjenden partnerë alternativë.

Escobar tha se Asociacionit nuk mund t’i ikë një parti a individ njëanshëm, teksa shtoi se i njëjti e obligon edhe Kosovën edhe Serbinë, por edhe Bashkimin Evropian.

Tutje Escobar theksoi se çështjen e formimit të asociacionit po e diskutojnë edhe me anëtarë të shoqërisë civile, grupe multietnike, organizata hulumtuese e që sipas tij kanë punuar shumë për të parë se si mund të funksionojë asociacioni në mënyrë që nuk rrezikon funksionalitetin e Kosovës.

“Këta janë partnerët nga të cilët do të filloj të kërkoj që të na ndihmojnë t’i krijojmë disa ide dhe t’i lehtësojnë disa nga frikësimet që njerëzit mund t’i kenë për zbatimin e kësaj marrëveshjeje”, është shprehur Escobar

 

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit