Ai ka folur edhe për çështjen e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Escobar ka thënë se Asociacioni i komunave me shumicë serbe nuk duhet të krijojë probleme brenda Kosovës.

‘’E kemi thënë vazhdimisht se Asociacioni i komunave me shumicë serbe nuk duhet të krijojë probleme brenda Kosovës për funksionalizim, duhet të jenë në përputhje me Kodin e saj ligjor, duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën. Pra, brenda kësaj, unë ende mendoj se ka një kapacitet të madh për t’i lejuar serbët të menaxhojnë shërbimet e tyre komunale në një mënyrë që u përshtatet më së miri qytetarëve të tyre, pa u bërë Republikë Sërpska’’ ka thënë ai.

Nuk do të bëhet një Republikë Sërpska.Me të vërtetë bëhet fjalë për autoritete komunale që bëjnë atë që komunat tashmë e bëjnë në gjuhën serbe, ka shtuar më tutje ai./Lajmi.net