-4.3 C
New York
Friday, January 24, 2025

Buy now

Ermali u drejtohet fansave të Donaldit dhe Trixës: Qetësohuni, ai u shkri kur i përmenda Borën

- Advertisement -

Banorët e BBV po paguajnë me paratë e çmimit të madh disa takime me miqtë e tyre. Ndër të ftuarit ishte dhe Ermal Mamaqi, i cili zgjoi shumë reagime në rrjet.

Ai komentoi me banorët se në sezonin e dytë të H.O.T do të ftojë Bora Zemanin, në rolin e partneres së Ilir Shaqirit. Lajmi u komentua nga Donaldi i cili sugjeroi që Bora të paguhej mirë.ADVERTISINGSiç duket, ngacmimet e Ermalit brenda shtëpisë iu kthyen mbrapsht nga fansat e Beatrixës.

https://www.tiktok.com/@ermalmamaqiofficial?referer_url=https%3A%2F%2Fnews-31.com%2F&referer_video_id=7063424065838632198&refer=embed

Përmes një videoje në Tik Tok-un e tij Ermali sqaroi se gjithçka ishte në kuadër të shakasë dhe se fansat e çiftit të ri nuk kanë pse të revoltohen kur vetë Donaldi “u shkri” kur u përmend Bora.

“Duket që ky është emisioni super i suksesshëm,” – tha aktori, ndërsa shtoi se është bërë “nami” me mesazhe që i kanë ardhur për këtë situatë.

“As kur kam kënduar në fushatë për Berishën  nuk kam marrë kaq shumë mallkime sa dje,” – tha Ermali.

Ai i ftoi fansat të qetësohen dhe të respektojnë mendimin e gjithkujt. Aktori përmendi se e ëma e tij është fanse e Donaldit, ndërsa ai mbështet miqtë e tij Arjolën dhe Ilirin. Meqë Arjola mori shtëpinë, Ermali tha se gjithë tifozerinë e bën për Ilirin.

Biznesmeni ishte i ftuar në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, nga ku u nxor menjëherë pasi dha informacionet nga jashtë.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit