13.1 C
New York
Thursday, November 27, 2025

Buy now

Ermal Sadiku tregon arsyet e aderimit në LDK

- Advertisement -

Sipërmarrësi i teknologjisë në Kosovë, Ermal Sadiku, ka zbuluar të mërkurën në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1 arsyet e aderimit të tij në Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Sadiku tha se LDK-ja ishte partia e parë dhe e vetmja që i ofroi mundësinë për të kontribuar në nivel profesional dhe politik në fushën e teknologjisë.

Ai ka shtuar se për të personalisht, LDK-ja është partia më demokratike në vend.

“Kam dëshirë të lë gjurmë në këtë vend që e dua shumë dhe mendoj se mund të kontriboj në fushat ku kam eksperiencë në profesion dhe biznes. Mendoj se ky është momenti i duhur, sepse ajo që bëj në punë inxhinieria dhe teknologjia është e ardhmja e botës, dhe Kosova nuk mund të qëndroj prapa. LDK-ja ka qenë partia e parë që më është afruar në mënyrë profesionale dhe më ka ofruar mundësinë për të udhëhequr këtë pjesë të partisë, dhe ndoshta më vonë edhe të shtetit të Kosovës. Për mua personalisht, LDK-ja është partia më demokratike në vend. Ka zgjedhje dhe luftë të brendshme, është partia më e vjetër në Kosovë dhe ka një ekip të fortë të ndërtuar nga kryetari Lumir Abdixhiku. Ata kanë ditur çfarë dëshironin nga unë dhe çfarë mund të ofroj, dhe më kanë lejuar që njohuritë e mia të përdoren për të bërë ndryshime pozitive në këtë vend. Kjo ka qenë arsyeja kryesore për aderimin tim”, ka thënë Sadiku.

Të ngjashme

Të fundit