10.8 C
New York
Monday, November 3, 2025

Buy now

Ermal Krasniqi gjen rrjetën në Poloni, e shpëton Legia Varshavën nga humbja prej Lodz

- Advertisement -

Sulmuesi kosovar Ermal Krasniqi ka shënuar golin e parë në kampionatin polak.

Anësori hyri si inkuadrues në përballjen ndaj Widzew Lodz, ku luajtën tre shqiptarë si Dion Gallapeni, Julian Shehu e Andi Zeqiri, por e gjeti rrugën drejtë rrjetës në minutën e 85-të.

Pasi pranoi një top nga Vinagre, me një goditje të saktë – Krasniqi e mposhti portierin vendas për të barazuar rezultatin – VIDEO.

“SofaScore” e vlerësoi lartë Krasniqin, duke e shpallur edhe lojtarin e ndeshjes, si dhe i dha notë 8.3.

Përpos golit, Krasniqi dhuroi edhe 15 pasime të sakta nga 22 që i tentoi, si dhe kishte pesë driblime të suksesshme.

Të ngjashme

Të fundit