Sulmuesi kosovar Ermal Krasniqi ka shënuar golin e parë në kampionatin polak.
Anësori hyri si inkuadrues në përballjen ndaj Widzew Lodz, ku luajtën tre shqiptarë si Dion Gallapeni, Julian Shehu e Andi Zeqiri, por e gjeti rrugën drejtë rrjetës në minutën e 85-të.
Pasi pranoi një top nga Vinagre, me një goditje të saktë – Krasniqi e mposhti portierin vendas për të barazuar rezultatin – VIDEO.
“SofaScore” e vlerësoi lartë Krasniqin, duke e shpallur edhe lojtarin e ndeshjes, si dhe i dha notë 8.3.
Përpos golit, Krasniqi dhuroi edhe 15 pasime të sakta nga 22 që i tentoi, si dhe kishte pesë driblime të suksesshme.






