Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka njoftuar se ka interesim të madh të qytetarëve për të dalur në protestë me 7 gusht.
Sipas kësaj organizate kjo është një dëshmi e vetëdijes së lartë qytetare dhe e përkushtimit për drejtësi.
Së fundmi edhe këngëtari i njohur Ermal Fejzullahu ka shprehur mbështetjen e tij të plotë në protestën e cila do të mbahet me 7 gusht kundër padrejtësisë së Gjykatës Speciale.
Ai në llogarinë e tij në instagram, ka publikuar njoftimin për protestën e 7 gushtit e cila do të mbahet në ora 17:00.