Erjola Doçi, moderatorja bukuroshe, ka qënë sot e ftuara e radhës në programin “Ftesë ne 5”, ku ka bërë një rrëfim personal mbrapa kamerave.
Moderatorja e njohur, imazhin e së cilës jemi mësuar ta shohim çdo të dielë në programin e njohur “E Diell”, shpesh herë është vënë re për opinionet e saj të drejtpërdrejta, që zakonisht kanë krijuar zhurmë në rrjet.
Ajo është gjithashtu drejtuesja e rubrikes “Mos i bjer me top”, të cilin e moderon së bashku me Ronaldo Sharkën, për të cilin mund të themi që është një program që ka tërhequr vëmendjen e teleshikuesve për shkak të ftuarve mjaft të vecantë që ka zakonisht në studio.
Në intervistën e saj të dhënë për “Ftesë ne 5”, drejtuar nga Bieta Sulo, Erjola është ngacmuar lidhur me faktin se cili është partneri ideal për të.
Bieta: Tre karaktristikat që duhet të ketë partneri yt?
Erjola: Brun, me tipare të zeza. Të mos jetë i bukur. Domethënë ta mbajë veten por jo i bukur. Nuk i dua meshkujt e bukur. Dhe të ma mbledhi, domethënë të jetë 70% me 30% raporti ynë. Nuk dua që të jem unë lidere në marrëdhënie. Nuk jam me emancipimin me thënë të drejtën.
Bieta: Po me cilin je moj, se na çudite?
Erjola: Dua lirinë time por nuk kam qejf që vendimet t’i marrë unë, dua që t’i marrë partneri. Nuk e di, me atë frymë jam rritur dhe ajo më pëlqen më shumë.
Në intervistën e saj, Erjola ka treguar gjithashtu se momentalisht është ndarë nga partneri i saj, i cili ka qënë një personazh tepër i famshëm. Ajo ka shtuar më tej se në këtë periudhë të jetës së saj, i dashuri është më shumë një barrierë për të.