Kryetari i Tiranës, Erion Veliaj, ka kërkuar sërish lirimin nga paraburgimi.
Ai ka kërkuar masë më të butë lidhur me akuzat për korrupsion e pastrim të parave.
Kërkesa e tij do të shqyrtohet më 16 prill nga gjyqtari i hetimit paraprak, Erjon Bani, i cili vendosi fillimisht ndalimin e tij.
Përveç lirimit, Veliaj i ka kërkuar SPAK-ut edhe informacion mbi ecurinë e hetimeve dy mujore ndaj tij.
Më herët, Apeli i Posaçëm rrëzoi ankimimin e Veliajt për masë më të butë, duke lënë në fuqi vendimin e 12 shkurtit të GJKKO për masën e arrestit në burg.