1.8 C
New York
Tuesday, December 2, 2025

Buy now

Erion Veliaj lë qelinë, do të paraqitet në seancën paraprake në GJKKO

- Advertisement -

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka lënë sot përkohësisht qelitë e paraburgimit të Durrësit.

Veliaj është shoqëruar drejt ambienteve të Gjykatës së Posaçme në kryeqytet për të qenë i pranishëm në seancën gjyqësore të shqyrtimit paraprak të dosjes ndaj tij dhe të bashkëpandehurve.

Gjykata pritet të vendosë nëse dosja do të kalojë për gjykim apo do të rikthehet në SPAK për hetime të mëtejshme.

Seanca e kaluar paraprake u shty për shkak se pala mbrojtëse kërkoi kohë që të njihet me aktet e dosjes./

Të ngjashme

Të fundit