Erërat e forta në Prishtinë kanë shkaktuar dëmet e para sot.
Drejtori për Siguri dhe Emergjenca në Komunën e Prishtinës, Lulzim Fushtica bashkë me ekipin e zjarrfikësve kanë dalë në terren për të intervenuar në disa raste ku janë shkaktuar dëme.
“Deri tash kemi 5 raste ku janë shkaktuar dëme materiale si: rënie të kulmit, tjegullave e raste të tjera”, tha Fushtica për RTK-në.
Ai apelon që qytetarët të kenë kujdes të shtuar dhe të evitojnë daljet sidomos rreth parqeve për shkak të rrezikut nga rënia e degëve.
Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca, ka izoluar edhe zonën rreth objektit të Kryeqytetit në lagjen “Arbëria” në Prishtinë, për të parandaluar ndonjë fatkeqësi të mundshme nga erërat e forta të paralajmëruar nga 20 deri në 80 km/h të cilat do të sjellin edhe dëme materiale.