4.2 C
New York
Friday, November 22, 2024

Buy now

Erdogani përgëzon Shqipërinë për Samitin: Gati t’i rikthejmë bisedimet Ukrainë-Rusi

- Advertisement -

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, e ka përshëndetur Samitin për Ukrainën të zhvilluar në Tiranë.

Nëpërmjet një videomesazhi i cili është dëgjuar gjatë samitit, Erdogani ka shprehur gatishmërinë për t’i rikthyer Ukrainën dhe Rusinë në tryezën e bisedimeve.

“Jemi gati të rikthejmë palët në tryezën e negociatave, ashtu siç e bëmë në fillim të luftës në Stamboll. Dua të përshëndes pjesëmarrësit në këtë samit, në mënyrë të veçantë mikun tim, kryeministrin Edi Rama dhe të gjithë ata që kanë kontributin e tyre në organizimin e këtij samiti”, ka thënë Erdogani, raportoi “Anadolu Agency”.

Erdogani e ka rikonfirmuar mbështetjen e Turqisë për pavarësinë, sovranitetin, sigurinë dhe integritetin territorial të Ukrainës. Ai po ashtu ka thënë se e mbështet planin e paqes me 10 pika të presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky.

“Pavarësisht të gjitha përpjekjeve, nuk është bërë përparim i mjaftueshëm drejt vendosjes së paqes. Vazhdoj ta mbaj të njëjtin qëndrim se diplomacisë dhe dialogut duhet t’i jepet shans për t’i dhënë fund luftës. Në këtë drejtim, ne e mbështesim Ukrainën në Planin e paqes prej 10 pikash”, ka thënë ai.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit