23.9 C
New York
Wednesday, June 18, 2025

Buy now

Erdogani: Netanyahu prej kohësh e ka tejkaluar Hitlerin në gjenocid

- Advertisement -

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan ka theksuar sërish mbështetjen për të drejtën e Iranit për vetëmbrojtje nga Izraeli, ndërsa ka dalë me një deklaratë të ashpër kundër liderit izraelit Benjamin Netanyahu.

Sipas Anadolu Agency, Erdogan nga Ankaraja, ka thënë se është “plotësisht e natyrshme dhe legjitime që Irani të mbrojë veten nga banditizmi dhe terrorizmi shtetëror i Izraelit.

Ndër të tjera, Erdogan në fjalimin e tij e ka akuzuar ashpër udhëheqjen izraelite, duke thënë se “(Kryeministri Benjamin) Netanyahu prej kohësh ka tejkaluar tiranin Hitler në krimin e gjenocidit. Shpresojmë që fati i tyre të mos jetë i njëjtë”.

Tutje Erdogan ka thënë se Turqia po bën gjithçka mundet për të të ndalur këtë agresion çnjerëzor kundër Gazës, Sirisë, Libanit, Jemenit dhe fqinjit tonë Iran.”

Të ngjashme

Të fundit