20.6 C
New York
Tuesday, September 30, 2025

Buy now

Erdogan vlerëson përpjekjen e Trumpit për armëpushim në Gaza, zotohet për mbështetjen e Turqisë

- Advertisement -

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka vlerësuar homologun e tij amerikan, Donald Trump, për përpjekjet e tij për të ndërmjetësuar një armëpushim në Rripin e Gazës, transmeton Anadolu.

“Unë përgëzoj përpjekjet dhe lidershipin e presidentit të SHBA-së që synojnë ndalimin e gjakderdhjes në Gaza dhe arritjen e një armëpushimi”, tha Erdoğan në një deklaratë.

Presidenti turk tha se Turqia do të vazhdojë të mbështesë procesin diplomatik, duke theksuar se Ankaraja është e përkushtuar për të ndihmuar në vendosjen e “një paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme, të pranueshme për të gjitha palët”.

Komentet e tij vijnë pasi Trump përshkroi pikat kryesore të planit të tij të armëpushimit në Gaza gjatë një konference për media në Washington me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu. Propozimi përfshin lirimin e pengjeve izraelite dhe çarmatimin e Hamasit.

Të ngjashme

Të fundit