4.2 C
New York
Thursday, November 20, 2025

Buy now

Erdogan: Turqia e gatshme të ndërmjetësojë armëpushimin ruso-ukrainas

- Advertisement -

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, deklaroi se Turqia është e gatshme të diskutojë me Rusinë çdo propozim që mund të përshpejtojë arritjen e një armëpushimi dhe të hapë rrugën për paqe të drejtë dhe të qëndrueshme në Ukrainë.

”Si Turqi, jemi gjithmonë të gatshëm të bisedojmë me Rusinë për çdo propozim që do të përshpejtonte armëpushimin dhe do të krijonte kushte për një paqe të drejtë, të barabartë dhe afatgjatë”,  tha Erdogan gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky në Ankara.

Ai theksoi gjithashtu se ka bërë thirrje për vazhdimin e takimeve në Stamboll mes delegacioneve të Moskës dhe Kievit.

Sipas tij, përfshirja e Shteteve të Bashkuara në proces përbën një përmirësim të rëndësishëm.

“Shpresojmë të rivendosim shkëmbimet deri në fund të vitit, në mënyrë që të kthejmë një numër të konsiderueshëm të burgosurish. Turqia po na ndihmon shumë në këtë proces”, tha nga ana e tij presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Të ngjashme

Të fundit