Sipas informacioneve të gazetës ruse, ka një projekt-marrëveshje të re paqeje që duhet të ngrijë konfliktin midis Ukrainës dhe Rusisë.
“Burimi pohon se të tri palët, Turqia, Ukraina dhe Rusia, aktualisht kanë tekstin e marrëveshjes. Drafti bazohet në dokumentet e negociatave të para në Stamboll, dhe disa gjëra nga dokumentet gjatë negociatave të majit të vitit 2022 janë përfshirë në tekstin e ri”, thotë ai.
Sipas burimit, projektmarrëveshja parashikon:
Angazhimi i ndërsjellë i SHBA-së dhe Rusisë për të mos përdorur armë bërthamore në asnjë rrethanë, si dhe rinovimi i Traktatit të Kufizimit Strategjik të Armëve (START-3);
Ndalimi i ndërhyrjes në punët e brendshme të një vendi tjetër në çfarëdo mënyre që mund të destabilizojë qeverinë e tij;
Ngrirja e luftës përgjatë vijës së frontit ekzistues;
Garancia e statusit dhe anëtarësim në BE deri në vitin 2040 për Ukrainën;
Detyrimi për të mbajtur një referendum në vitin 2040 – referendum kombëtar për politikën e jashtme të vendit, si dhe referendume nën kontrollin ndërkombëtar në të gjitha territoret ukrainase të aneksuara nga Rusia;
Shkëmbimi i të burgosurve sipas formulës “të gjithë për të gjithë”;
Rusia nuk do të kundërshtojë anëtarësimin e Ukrainës në Bashkimin Evropian.
Sipas njoftimeve, zyrtarët turq presin që Kievi dhe Moska të komentojnë këtë propozim në periudhën e ardhshme.
Ajo që duhet theksuar është se ky nuk është propozimi i parë i tillë për një marrëveshje paqeje, dhe deri më tani Kievi dhe Moska nuk kanë mundur të gjejnë një gjuhë të përbashkët kur është fjala për përfundimin e konfliktit.
Ndryshe, Kievi tashmë ka promovuar “Formulën ukrainase të paqes“, ku disa prej dhjetë pikave përputhen me planin turk.